Daut Haradinaj: Vuçiq s’mund të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për krimet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka përkrahur veprimin e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla për ndalimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Haradinaj tha se pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kriminelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lirë.

“Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate. Ne nuk presim të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por presim pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ditë më parë, Vuçiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë të Serbisë nuk ju dha leja për të hyrë në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close