KONCERTET E MEDHA TE VJENES PER SHQIPERINE

Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .
“Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”
/shkruan L Fahri Xharra
“Austria jo vetëm që njohu Europën me shqiptarët por e bëri Shqipërinë shtet,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim këtu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqipërinë dhe ka shkruar nen direktivat e ministrisë se jashtme austriake (Elena Kocaqi, historiane)”.
Koncertet e Vjenës në nderim të kombit tonë luheshin dhe luhen ende .Koncerti i fundit i vitit të Ri 2015 , me melodinë shqipe të lozur nga vetë shqiptarët ia përcolli botës mesazhin e përjetshëm që në Ballkan jeton ende shpirti shqiptar në tokat e veta. Nuk e di se si duhet lexuar gjuhën diplomatike të shprehur nëpër mjet të muzikës; një gjuhë që më duket më shumë e kuptuan ata që nuk e deshën mesazhin se sa ne që , neve që na ishte drejtuar.
Koncertet e mëdha të Vjenës gjatë historisë sonë të re janë luajtur me instrumente të ndryshme , por gjithmonë me të njëjtin qëllim për mbrojtjen e këtij populli të pa mbrojtur nga askush dhe mbrojtjen e tokave të po këtij populli që duheshin “rrafshuar” nga historia e saj nga ata të cilët edhe sot e kësaj dite e kanë të njejtin qëllim.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe nxitësja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë krijimi i shtetit dhe ruajtja e kombit shqiptar.
Koncertet e dirigjuara në Vjenë e të luajtura për Shqipërinë , nga ta që i përmendem më lartë ishe me instrumentat e pendës , pendë e cila e krijoj simfoninë e pavdekshëm shqiptare , simfoni e cila gjallon edhe sot e kësaj dite.
As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falënderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë , përveç shkruarjës së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippenin, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)
Por , të jemi falënderues e që jemi me siguri , herët në vitin 1912 Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Çfarë mrekullie e fatit , të gjendet dikush në botë dhe të jep shenjat e forta se kishte ardhur koha e shqiptarëve , koha e duhur par 500 vjetësh robërie.
A nuk ishte ky një një koncert i madh i Vjenës ? A nuk u mblodh oguri i bardhë për kombin tonë ?
Në Vjenë më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëherë (Davidin) e murrën me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E murrën si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në prag të Pavarësisë së Shqipërisë…..
Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .
“Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”
Të shohim një ngjashmëri me sot : “Sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të brendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., “
“Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungareze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë. Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me përbërje sa më të mirë,me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare,i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin,popullin dhe gjuhën shqipe .” Pra ,Vjena e donte një përgatitje të mirë për një koncert të madh historik historik .
Dirigjenti madh i koncerteve të Vjenës Konti Berthold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austo-Hungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë…..

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close