Qytetarët e Gjilanit s’pyesin për coronavirusin,mbushin kafenetë në shesh dhe shkrihen në rrezet e dielllit të pazakonshëm dimror!
Edhe pse snjëhere më parë nuk ka pasur më shumë të infektuar me coronavirus dhe të vdekur se sa në këtë valën e fundit ,në Kosovë sikur për këtë askujt nuk po i bëhet vonë,pos atyre që po iu vdesin të afërmit!!
Nëse e shikoni këto fotografi të shkrepur sot në sheshin e Gjilanit e kuptoni se sa neglizhent janë edhe qytetarët edhe pushtetarët.
Është e pamundur të frenohet përhapja e virusit corona nëse nuk respektohen masat.Nëse kështu sillen qytetarët edhe ma tej,nuk ka pse ankohet askush më për asgjë që ka të bëjë me përhapjen dhe pasojat tragjike.
Kafenetë plot,marketet plot,udhët plot e të mbushet mendja se s’kanë dalë ma shumë qytetarë edhe kur s’ka pasur virus!Pasojë edhe spitalet plot,e qe besa edhe varrezat!
Dikujt më e rëndësishme i është bërë fitimi se sa jeta e njeriut.
/Xh.Arifi/proinformacion.com
Comments are closed.