Sistemi sanitar global në ”luftë” edhe me gripin sezonal

ATSH-ANSA/ – Pneumonia bakteriale, sinusiti, infeksionet e veshit dhe dehidratimi, por edhe përkeqësimi i sëmundjeve, në veçanti i atyre kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, janë disa nga ndërlikimet që sjell gripi sezonal.

Larg nga të qenit vetëm një ethe e thjeshtë, gripi prek miliona njerëz në vit me një ndikim të rëndë në spitale.

Për shkak të emergjencës Covid-19, disa vende janë në një fazë organizative.

Sipas raportit virologjik, i cili monitoron llojet e gripit që qarkullojnë, globalisht, qarkullimi i viruseve të gripit në Hemisferën Veriore mbetet në nivele shumë të ulëta, krahasuar me mesataren sezonale.

Në zonat e buta të Hemisferës Veriore, qarkullimi i viruseve të gripit mbetet nën nivelet ndërsezonale, me disa identifikime sporadike të viruseve të tipit A dhe B në disa vende.

Një numër i caktuar i identifikimeve virale raportohen vetëm në disa vende të Afrikës Perëndimore, ndërsa në zona hemisferën jugore, qarkullimi viral është rikthyer në nivelet ndër-sezonale.

Ndikimi këtë vit do të jetë ende i vështirë për t’u menaxhuar, veçanërisht në periudhën e pikut të infeksioneve që pritet në fund të janarit, për shkak të pandemisë shoqëruese Covid-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close