Virusi SarsCoV2 pëson mutacion, por…

ATSH-ANSA/ – Virusi SarsCoV2 ndryshon, por deri më tani nuk duket se është bërë më ngjitës për njerëzit, sipas një studimi të koordinuar nga University College London (Ucl) dhe i botuar në revistën “Nature Communications”.

Analiza, e kryer mbi gjenomet virale të marra nga mbi 46 000 pacientë COVID në 99 vende të botës, dokumenton më shumë se 12 000 mutacione, por asnjë nuk duket se i ka dhënë një përparësi të veçantë evolucionare koronavirusit.

“Monitorimi i vazhdueshëm do të jetë gjithashtu thelbësor në muajt e ardhshëm, në mënyrë që vaksinat e ardhshme të përshtaten për çdo formë të ndryshuar”, shpjegojnë ekspertët.

“Në këtë fazë, ne duhet të qëndrojmë vigjilentë, sepse vaksina mund të rrisë presionin selektiv mbi virusin, duke favorizuar shfaqjen e formave të reja të ndryshuara”, shtojnë ata.

“Ne jemi të bindur se do të jemi në gjendje t’i identifikojmë ato në mënyrë që t’i përshtatim vaksinat në kohë, nëse është e nevojshme”, siguroi koordinatori i studimit, Francois Balloux, nga Ucl.

Sipas imunologes Antonella Viola, në Universitetin e Padovës, SarsCov2 është mjaft i qëndrueshëm: shfaqen herë pas here variante, por, tani për tani, ai që është përhapur te ne është gjithmonë i njëjti.

Deri më tani, janë identifikuar 12 706 mutacione në gjenomën SarsCoV2, kryesisht të induktuar nga veprimi i sistemit imunitar të njeriut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close