Mbijetoi 4 vite duke mbrojtur veten me mace të egra nga minjtë.

Alexander Selkirk, një marinar skocez, mbeti i izoluar në një ishull të braktisur në 1704, por mbijetoi për më shumë se 4 vite, pjesërisht duke përdorur macet e egra për t’u mbrojtur nga minjtë e pangopur që e sulmonin gjatë natës.
Në vitin 1704, detari skocez Alexander Selkirk e gjeti veten të izoluar në një ishull të largët tropikal të braktisur në Paqësor për katër vite. Ngjan shumë me historinë e Robinson Crusoe, pasi mendohet të jetë bazuar në historinë reale të jetës së Selkirk. Selkirk u lind në vitin 1676 dhe ishte djali i shtatë i një këpucari. E themeloi karrierën e tij në pirateri kundër anijeve spanjolle jashtë brigjeve të Amerikës së Jugut. Brenda pak viteve, aftësitë e tij të lundrimit ishin vërtetuar aq shumë sa që u emërua mjeshtër velash në anijen “Cinque Port’s”, një anije me përmasa të gjera dhe me gjashtëmbëdhjetë topa që përdorej kundër armiqve të mbretit në Amerikën e Jugut.
Ekspedita dështoi pasi anija pësoi dëme të konsiderueshme nga spanjollët pas disa betejave. I frikësuar se anija do të mbytej dhe se jeta e tij ishte në rrezik, u hodh në breg në ishullin e ardhshëm që hasën. Ishte Shtatori i 1704 dhe Selkirk zyrtarisht ishte një i humbur në ishullin e Más a Tierra, i cili sot njihet si “Robinson Crusoe Island”.
Në fillim, nuk e kuptoi se do të kalonin katër vite derisa më në fund do të shpëtohej, dhe vazhdoi kështu në heshtje të kalonte kohën duke lexuar Biblën e tij. Një ndienjë tmerri duhet ta ketë pushtuar kur nuk u shfaq asnjë anije shpëtimi. Me vetëm minjtë, dhitë dhe macet si shoqëri e vetme në ishullin e vetmuar, u ndërgjegjësua se do të qëndronte gjatë aty. Gjatë banimit në ishull, të paktën dy anije kaluan në gjirin e ishullit. Për fat të keq për Selkirk, tashmë kishte dalë për t’i përshëndetur kur kuptoi se ishin anije spanjolle dhe jo shokë të tij.
Detarët që ishin në anije hapën zjarr kundër Selkirk, por arriti t’i shmangë të shtënat. Ishte vetëm 1 Shkurt 1709, kur dy anije pirate britanike u ankoruan në breg, dhe Selkirk shpëtoi më në fund. Pasi vështroi anijet miqësore, nisi sinjale me zjarr për t’i njoftuar për praninë e tij. Një ekip kërkimi zbuloi një burrë të egërsuar, tepër shtatlartë, i shkëputur nga shoqëria, i veshur me lëkurë dhish. Intuita fillestare e Selkirk që e bëri të braktisë anijen e tij doli të jetë e mençur pasi jo shumë kohë më pas, Cinque Port’s u fundos. Revista e Arkeologjisë Pas-Mesjetare njoftoi se një vend kampingu i një banori europian ishte lokalizuar në ishull, duke i dhënë vërtetësi historisë..

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close