KQZ: TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT JANË HAPUR NË KOHË
Sot në dy komunat e Republikës së Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e tyre.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se të dy qendrat e votimit janë hapur me kohë.
“Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve nga këto dy komuna, të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj. Në komunën e Podujevës, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësorë.
Comments are closed.