Shoqërohet për në polici personi që u kap duke fotografuar votën

Pas raportimeve se një person është kapur duke e fotografuar votën në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë, përmes një komunikate për medie ka reaguar edhe Prokurori i Shtetit ku ka njoftuar se ka dhënë urdhër që perosni i njëjtë të shhoqërohet në polici për tu intervistuar.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E, në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close