Fotografia e botuar në revistën e Vjenës “Das interessante Blatt” më 1912 , për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

ATSH/ Ish-i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, uroi sot festën e Pavarësisë  me një fakt interesant të botuar nga revista e ilustruar e Vjenës “Das interessante Blatt” në faqen e parë të saj më 30 nëntor 1912 për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Revista e ilustruar e Vjenës “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912, ka botuar një pikturë të bukur, sipas një skice dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28  nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemali i rrethuar nga kleri fetar dhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshëndetur me entuziazëm nga vlonjatët”, shprehet Ukshini.

“Legjenda e fotos është kjo: “I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës”, thotë Ukshini.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close