Nuk jane vetem shtatoret! I gjithe arti shqiptar ka degraduar.

Nga Besir Bajrami

Nuk jane vetem shtatoret! I gjithe arti shqiptar ka degraduar. Muzika popullore, filmat… edhe koreografia e veshjet.
Prerja ne kohe mund te behet diku pas viteve ’90, kur institucionet qe mbaheshin nga nje dore e hekurt ne Shqiperi, do te duhej qe tani te mbaheshin e kultivoheshin nga sistemi i vlerave ne nje shoqeri te lire, qe do te duhej te kishte nje vetedije shteterore/kombetare per t’i mbajtur e zhvilluar ato. Ne anen tjeter, frymezimi epik i shqiptareve tjere te pushtuar nga sllavet, mbante gjalle artin burimor dhe krijonte “institucione” shpirterore, pa ekzistuar ato fizikisht.
Sot, nese i ndjekni ato televizione qe transmetojne vazhdimisht “muzike popullore shqiptare”, si keto qe kam renditur ketu Music Al, Folk+ etj, do te shihni disa njerez qe tunden e shkunden pa pike estetike, pa fije kualiteti ne muzike, as ne tekst, as ne koreografi e as ne veshje. Ne vend qe te te japin frymezim e hijeshi, t’i ndjen neveri. Shpesh ndjen dhimbje kur e sheh flamurin kombetar te neperkembet me ato pamje te trishtueshme e te nevertishme, qe i sheh, i ndjen e i ndegjon!
1. Muzika e dikurshme burimore, nuk eshte zevendesuar me ndonje kualitet modern, por me sindisajzer, nga i cili dalin tinguj te çuditshem turbofolku! Edhe ata “krijues” qe pretendojne se “ecin ne hap me kohen” kur perdorin efekte elektronike te kompjuterizuara neper studio “moderne”, gjithe ate teknologji te shtrenjte e te zhvilluar, e bejne qe te tinglloj si te njejtat efekte turbofolku qe u zbuluan ne vitet ’90 nepermjet sindisajzerave! Keto tinguj me shume do t’i pelqente nje bullgar, turk, arap, apo indian adoleshent, qe ju ngjane sadopak me muziken e tyre te bukur popullore, por perseri e prishur me ato efektet turbofolk (mish-mash antivlerash). Nje i moshuar nga po te njejtat vende/kultura, nuk do ta pelqente, sepse nuk do te tingllonte burimore e kualitative as per ta.
2. Nepermjet instrumenteve te muzikes popullore, sot krijohen vija melodike te çorroditura, pa shije, pa ritem terheqes, qe te lene pershtypjen sikur autori per here te pare ka rene ne kontakt me ate instrument, ne momentin qe e ka incizuar kengen qe na transmeton.
3. Mbi 2000 lloje te veshjeve popullore qe kemi, te cilat dikur mahnitnin cdo te huaj qe na takonte, cdo artist apo studiues kulturash, sot zevendesohen me plisa plastike, e me do tirqe sikur pizhama, duke ua hequr detajet, simbolet, qepjet dhe materialin karakteristik burimor.
4. Koreografia e vallezimi? Mjafton nje hapje krahesh duke u endur sa andej e kendej, nga disa persona me permasa trupore jo normale (si pasoje e mungeses e kalitjes ne nje shkolle te mirefillte vallezimi popullor), e duke aluduar ne shqiponje, por ne fakt duken si lakuriq nate.
5. Tekstet epike, e humben shpirtin. E humben kuptimin. E humben natyralitetin dhe fuqine emocionuese. Jo se nuk kemi më kauze, por sepse ashtu si gjithcka tjeter: degraduan!
6. Po ato lirike? Te pakten keto do te duhet ta mbanin gjalle ende frymezimin?! Edhe keto degraduan. Madje mates ma i mire i ketij degradimi, eshte kur kjo verrehet te te njejtit kengetar e artist qe dikur ishin me vlerë kur vepronin ne vitet ’80, dhe tani pas viteve ’90, “arti” i tyre degradoji; e po te njejtit, pas viteve 2000, kane rrjedhur krejt! Sa me shume kohe qe kalon, ata aq ma shume degradojne! A ka dikush qe t’i ndal, qe te pakten ta ruajne ate figure te mire qe kishin krijuar dikur?!
Si shpjegohet kjo? A do te thote se humbja e tradites ne njeren ane dhe mungesa e institucioneve funksionale ne anen tjeter, e kane kete rezultat? Po si shpjegohet qe i njejti artist dikur krijonte më mire se tani? – Atehere kriza eshte edhe me e thelle se sa vetem institucionale, eshte shpirterore dhe e ka kapluar gjithe shoqerine! Nje degradim shpirteror ne nje shoqeri kaotike. Pa institucione, pa qellim te qarte, pa sistem vlerash, pa shtet! Degradim total, deshtim i gjithanshem!
Rrofte RnB, Rock&Roll, Electro e kta… se ne, muzike popullore nuk kemi ma!
E njejta ndodh edhe me te gjitha llojet tjera te artit popullor. Asgje burimore e kualitative nuk ka mbetur. Madje edhe po te krijoj dikush individualisht, sistemi i antivlerave nuk e perzgjedh, nuk e filtron, nuk e ndihmon.
Siç e dijme, e njejta gjendje eshte edhe ne arsim, politike, shkence, ekonomi, arkitekture…

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close