Sturgeon: Skocia së shpejti në referendum për pavarësinë

ATSH-AA/ – Sa më shpejt që Skocia të ketë pavarësi, aq më mirë për të gjithë ne, tha sot kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, duke ringjallur debatin mbi ndarjen e vendit të saj nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe.

Deklarata e sotme e Sturgeon-it për “Sky News” pasuan komentin e saj fundjavën e kaluar, sipas të cilit ajo dëshiron një tjetër votim për pavarësinë, në fillimet e mandatit të ardhshëm të parlamentit skocez.

Sipas ligjit aktual, Skocia ka nevojë për miratim nga parlamenti britanik për të mbajtur një referendum për pavarësinë.

Nuk është e ligjshme ose e pranueshme për kryeministrin Boris Johnson që të thotë se nuk i përket popullit skocez të vendosë”, tha ajo për “BBC”-në.

Në vitin 2014, votuesit skocezë e refuzuan pavarësinë nga BM me 55-45%.

Johnson e ka quajtur atë votim një ngjarje vendimtare, një ngjarje që ndodh një herë në një brez, duke përjashtuar lejen e Westminsterit për një të dytë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close