Sveçla flet për kasafortën në ministri dhe ‘dhomën e përgjimeve’ në Telekom

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në emisionin “Imazh” të RTK-së ka folur për atë që ishte quajtur skandal nga ministri aktual Agim Veliu lidhur me hapjen e një kasafortë në MPB që përmbante dekomunte sekrete apo të klafisikuara.

“Ato janë broçkulla dhe dhe nuk e di nga cila mendje dolën, edhe pse e tha Veliu. Nuk ka asgjë të vërtetë aty. Situata është plotësisht e ndryshme, por ata duke mos pasur çfarë të thonë e kanë shpikur atë. Kur unë fillova detyrën si ushtrues detyre i ministrit, ishin dy kasaforta, njëra me dy çelësa dhe kur u hap ajo nuk kishter asgjë brenda, asnjë dokument”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe kasaforta e dytë kishte kishte asgjë brenda. “Logjika thoshte se duhet të ketë një arkiv që arkivohen dokumentet e klasifikuara. Dhe që nga ai moment kemi filluar të praktojmë praktikat ligjore të dokumenteve të klasifikuara. Pas daljes nga ministria, kombinimin e numërave të kasafortës ia kemi përcjellë sekretarit të ministrisë”, ka thënë ai.

Sveçla është pyetur edhe për të ashtuquajturën dhomë e përgjimeve në Telekomin e Kosovë ku ishte raportuar për ndërhyrjen e tij, të ish kryeministrit Albin Kurti dhe të ish zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

“Nuk ekziston dhoma e përgjimeve në Telekom, e ka ditur edhe presidenti dhe ai ka shpife se unë bashkë me kryeministrin Kurti për tri ditë radhazi kemi qenë në përgjigjme, është budallallëk”, ka thënë Sveçla. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close