TERRORI I SHEFQET TURGUT PASHËS I VITIT 1910 MBI SHQIPTARËT E TË GJITHA TROJEVE SHQIPTARE

/(Marrë nga Shoqata e Shqiptarve të Irlandës)
Hordhitë e Shefqet Turgut Pashës, pasi bënë shkrumb e hi fshatrat e Kosovës, u vërsulën me tërbim kundër patriotëve dhe Lëvizjes Kombëtare në krahinat e tjera të Shqipërisë Veriore e të Mesme. Një regjim terrori u vu edhe në Shqipërinë e Jugut. Kudo që kaluan ushtritë turke u shpall shtet – rrethimi, u mbyllën klubet, shkollat e gazetat shqipe. Gjatë verës së vitit 1910 dhe më vonë gjykatat ushtarake vepronin kudo, në Shkup, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Shkodër, Dibër, Tiranë, Elbasan, Peqin.
Vetëm në gjyqet ushtarake të Kosovës u gjykuan 1741 vetë, nga të cilët 40 u dënuan me vdekje (10 prej tyre me varje). Ndërkaq në qarkun e Manastirit u burgosën 325 vetë. Për shkak të keqtrajtimeve, nga këta të burgosur vdiqën 54 vetë dhe mbetën të palëvizshëm 5 të tjerë. Në Shkup, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Tiranë, Elbasan etj., të arrestuarit më parë rriheshin publikisht nën tingujt e bandës muzikore dhe të daulleve, me qëllim që të poshtëroheshin në sytë e popullit dhe të frikësoheshin e paralajmëroheshin të gjithë ata që do të guxonin të merreshin me veprimtari patriotike.¹
¹ Myzyri, Hysni. 1996. Arsimi Kombëtar Shqiptar, 1908-1912. Prishtinë: ADEA, f. 291.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close