Roli i Shqipërisë për lirinë e Kosovës

Në bazë të funksionit që kam pasur kam përcjellë atë luftë, jo që kam bërë diçka të veçantë.

Kështu deklaroi ish shefi i SHISH në periudhën e viteve 1997-2002, periudhë mjeftë dramatike për vendet tona.

Tutje Klosi foli për aktakuzën e Speciales ndaj ish krerëve të UÇK-së, sipas të cilit, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kështu është vlerësuar nga e gjithë bota demokratike, në bazë të së cilës u ngrit dhe NATO për ta mbrojtur popullin e Kosovës.

“Akuzat që i bëhen UÇK-së, duheshin bërë ndaj serbëve, jo kosovarëve”, deklaroi Klosi, duke shtuar se detyra e atyre që e morën përsipër këtë luftë ishte shumë e vështirë, ngase ushtria ish- Jugosllave ishte shumë e fortë, prandaj ishte e nevojshme të bëheshnin përgatitjet me armatim etj.

“Bota demokratike e mbështi luftën e kosovarëve, si luftë të drejtë, në forma të ndryshme”, shtoi Klosi

Më tej, ish shefi I SHISH-it, Fatos Klosi, sqaroi se në territorin shqiptar nuk ka pasur kampe, burgje, e lloje të tilla, ngase më kujtohet fare mirë që ata pak robër që ishuin kapur, u ishin dorëzuar OSBE-së.

“Akuzat e Dick Marty-t nuk janë të sakta, nuk janë të vërteta dhe unë do të dëshmoj se nuk ka pasur krime”, dekaroi me bindje ish shefi i SHISH-it, Fatos Klosi, duke shtuar se në Shqipëri, në atë periudhë, ka pasur gazetarë të vendeve të ndryshme, do ta dinin se çfarë po ndodhte atje. Asokohe ishin përgatitjet për të hyrë edhe këmbësorisht në Ksoovë”.

Veç tjerash, Klosi deklaroi se mezi po pres të shoh fakte konkrete, sa janë të vërteta ato fakte që po pretendohet ndaj ish- krerëve të UÇK-së.

“Tani, pas 20 vjetësh, pres të shohë prova nëse vërtetojnë këto akuza, sikundër janë krime kundër njerëzimit, etj. Ata, ish- krerët e UÇK-së, besoj se do të dinë ta mbrojnë veten e tyre. Ata kanë qenë njerëz të cilët kanë drejtuar luftën, jo krimin. Ata kanë qenë anëtarë Shtabi, jo të merren me hakmarrje ndaj të tjerëve, kundërshtarëve politikë, etj”.

Më tej ai sqaroi se veprimet e synimet e luftës u realizuan shumë shpejtë, bombardimet, çlirimi, pastaj krijimi i institucioneve shtetërore, kur edhe krijuan aleanca politike, si psh. PDK, LDK, etj., që nuk dokumentojnë ato që po pretendohen në aktakuzë.

Ndërkaq lidhur vrasjet e pasluftës Klosi shtoi se për aktet të tilla nuk do të çuditesha po qe se vërtetohet se këtë e kanë bërë serbët, mund të kenë kontribuar atëherë, pro edhe sot. Kjo dihet nga qëndrimet politike të liderëve të tyre, që zgjidhja e çështjes të zhagitet sa më shumë. Kjo u konvenon a tyre.

Kurse sa i përket imazhit të Kosovës karshi Speciales, ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklaroi se ai imazh nuk prishet, sepse ka bazament të fortë, ndërkohë që imazhi i Serbisë prishet, sepse ajo ka bërë krime si në Kroaci, Bosnje, ka tentuar dhe tenton edhe sot në Mal të ZI.

“Por ka një gjë, pozita e saj gjeostrategjike që mbështetet nga BE e vendet përëndimore, bëhet me qëllim që ta largojë sa më shumë nga Rusia, prandaj mbështetja nga vendet e BE-së është më e fortë ndaj Serbisë se ndaj neve, se dihet që vetëm SHBA na ka dalë mike, ndërkaq të tjerët jo dhe aq.

“Specialja mund të jetë e rëndë por nuk do ta baltosin luftën e UÇK-së”, deklaroi me bindje të thellë Fatos Klosi.

Kurse sa i përket të akuzuarve në Hagë, sikundër dikurë edhe Haradinaj e Limaj, ish- shefi i SHISH, sqaroi dallimin mes të akuzuarve Haradinaj e Limaj me këta të fundit, se të parët ishin akuzuar nga Gjykata Ndërklombëtare e Hagës, ndërkohë që këta të fundit po gjykohen nga Gjykata e Kosovës.

”Ata janë liruar atëherë e do të lirohen edhe këta, jo se duhen liruar, porse janë të pafajshëm, sepse s’ka fakte, kaq”, deklaroi Klosi.

Më taj Klosi foli edhe për situatën politike që ndodhet vendi, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, duke kritikuar për neglizhencë, por edhe duke paralajmëruar që të jenë vigjilentë.

Në fund, ish shefi i SHISH, Fatos Klosi, shprehu bindjen se të akuzuarit në Hagë do të dinë ta mbrojnë luftën e drejtë të UÇK-së.

”Ata që akuzohen atje, do të jenë të zotë ta mbrojnë Kosovën. Gjykata shpresoj e besoj se do të anulojë akuzat bëra nga Prokuroria e Speciales”, deklaroi Klosi.RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close