A do e pranojë LDK kërkesën e PDK-së për postin e presidentit? Flet Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka komentuar deklaratën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

Veliu, në një prononcim për GazetaBlic se të gjitha çështjet do të diskutohen në forumin e kësaj parite, për çka siç ka thënë ai, dalin me vendime.

“LDK-ja çdo situatë që krijohet e diskuton në forum edhe pas vendimit në forum deklarohet”, ka thënë Veliu.

Veliu nuk ka dashur të komentojë se a pritet që kjo parti t’i japë dritën e gjelbërt Partisë Demokratike e Kosovës që posti i presidenti t’i takojë kësaj të fundit.

“Nuk kam se çka të shtojë në lidhje me këtë”, ka thënë Veliu, kur është pyetur se a do ta pranojë këtë “kusht” LDK-ja.

Ndërkohë, UD. i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

Hoxhaj, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se PDK-ja mbetet në opozitë, por do të përfshihet në temën e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike. Një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit… Presidenti është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.

“Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokartike të Kosovës”, ka theksuar ai.

Ndryshe, për postin e presidentit nuk janë duke lëshuar pe as nga partia e AAK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close