Legjitimiteti i Qeverisë Hoti
”Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese kishte argumente për dhe kundër lidhur me mandatin e deputetit Arifi”, deklaroi Ehat Miftaraj, përfaqësues i KDI-së, si dhe ekspert i fushës së jurisprudencës.
Më tej, ai sqaroi se gjatë seancës Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vuri në pah rëndësinë e deputetit për t’u zgjedhur ne aspektin juridik e moral.
Tutje, ai shtoi se nëse kjo gjë nuk konstaton se vota e Arifit është e kundërligjshme atëherë provon një standard të ri.
Ndërkaq lidhur me pretendimin e LVV-së se vota e deputetit Arifi cenon sigurinë juridike, Miftaraj deklaroi se kam mendim tjetër, vota e Arifit nuk cenon sigurinë juridike.
”Sigurisht që të zgjedhurit e popullit duhet të jenë të pastër para ligjit, por, në raste të tilla, siguria juridike nuk vëhet në rrezik”, shtoi ai.
Miftaraj, ndër të tjera, sqaroi se Gjykata Supreme ka vu rregulla që janë të aplikueshme të zbatohen nga të gjithë, që 2 milionë kosovarë pajtohen që në Kuvend duhet të jenë të pastër me ligjin, por rregullat duhen të jenë të qasshme, të barabarta për të gjithë.
Ndërkaq lidhur me argumentet shtesë të palëve, Miftaraj deklaroi se palët duhet të kenë argumente shtesë për të marrrë një vendim përfundimtar, që edhe me shkrim t’i dërgojnë argumentet e tyre.
Tutje ai shtoi se Gjykata Kushtetuese ka bërë mirë që ka zhvilluar seancë të hapur, që të dëgjohet e të dihet rëndësia e të zgjedhurve që të jenë të pastër me ligjin./RTKLive
Comments are closed.