Një pjesë e ish-shkallës spirale të Kullës Eiffel shitet për 275 000 euro

ATSH-DPA/ – Një pjesë e shkallës së vjetër spirale të Kullës Eiffel u shit sot në ankand për gati 275 000 euro (331 300 dollarë), afërsisht katër herë sa çmimi i kërkuar, sipas shtëpisë së ankandit “Artcurial”.

Pjesa origjinale e monumentit historik 130-vjeçar të Parisit tani do të ketë një shtëpi të re në një koleksion europian.

Shkalla spirale, e cila më parë lidhte nivelet e dyta dhe të treta të “Dame de Fer” u çmontua dhe u nda në rreth dy duzina pjesë në fillim të viteve 1980, për shkak të ndërtimit të një ashensori.

Shumica e atyre pjesëve kaluan nën çekan në vitin 1983.

Pjesa në ankand këtë javë, i njohur si numri 17, është e gjatë tre metra dhe vjen nga një koleksion privat në Kanada.

Përfshirë koston e ankandit, çmimi total ishin saktësisht 274 475 euro.

Kulla Eiffel, pranë lumit Seine, në kohë normale vizitohet nga deri në shtatë milionë persona në vit.

Monumenti me famë botërore u ndërtua për Ekspozitën Botërore të Parisit dhe përfundoi tërësisht në vitin 1889.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close