Për 24 orë janë ngritur 79 aktakuza ndaj 105 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ngritur 79 aktakuza ndaj 105 personave.

Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndaluar edhe 5 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Njoftimi i plotë për media:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza, kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close