Për të parën herë në më shumë se 30 vjet, Elizabeth II e feston Krishtlindjen në Windsor

ATSH-AFP/ – Për shkak të epidemisë së COVID-19, Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do t’i kalojnë Krishtlindjet në qetësi në kështjellën Windsor, për herë të parë në më shumë se 30 vjet, njoftoi sot Pallati Buckingham.

Tradicionalisht, çifti mbretëror e kalon sezonin e festave në rezidencën e tyre në Sandringham, Norfolk, ku bashkohen me anëtarët e tjerë të familjes.

Por, përballë gjendjes shëndetësore, sovrania 94-vjeçare dhe burri i saj 99 vjeç, që ka një shëndet të brishtë, vendosën të qëndrojnë në rezidencën e tyre në periferi të Londrës.

“Pasi shqyrtuan të gjitha këshillat e duhura, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë vendosur ta kalojnë Krishtlindjen në qetësi në Windsor, këtë vit”, tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Gjatë valës së parë të COVID-19, Elisabeth II dhe Princi Philip i ndërprenë angazhimet e tyre publike dhe u izoluan në rezidencën e tyre në Windsor.

Më pas, ata shkuan në kështjellën Balmoral gjatë verës, duke ndjekur traditën.

Ndërsa qeveria britanike njoftoi një bllokim në Krishtlindje, javën e kaluar, duke lejuar bashkimin deri në tre familje për pesë ditë nga 23-27 dhjetor, Pallati Buckinghamit nuk ka sqaruar nëse pjesa tjetër e familjes mbretërore, përfshirë fëmijët dhe nipërit e mbesat e sovranes, do të udhëtojnë në Windsor./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close