PSG fut në ankth Manchester United, kualifikohet Dortmundi

Betejë e luftuar mes Manchester United, PSG-së dhe Leipzigut për dy vendet e para në Grupin H të Championsit. Fitorja 3-4 e skuadrës gjermane në fushë ne Basaksehirit u pasua me triumfin 1-3 të PSG-së në “Old Trafford” ndaj Manchester United.

Neymar zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në të 32-ën barazoi Rashford, gjithsesi parizienët realizuan edhe dy herë të tjera me Marquinhos (69’) dhe sërish Neymar (91’). Tashmë United, PSG dhe Leipzigu kanë nga 9 pikë. Në raundin e fundit PSG e ka më të thjeshtë, pasi pret Basaksehirin, ndërsa sfida direkte është ajo mes Leipzigut dhe Manchester United, transmeton Super Sport.

Në Grupin G Barcelona dhe Juventusi arritën fitore identike (3-0) respektivisht përballë Ferencvarosit dhe Dinamos së Kievit. Në suksesin e thellë të “blaugranave” ndaj kampionëve të Hungarisë në “Puskas Arena” shënuan Griezmann, Braithwaite dhe Dembele me 11-metërsh. Fitorja e “Zonjës së Vjetër” ndaj Dinamos së Kievit u sigurua nga golat e Chiesas, Ronaldos dhe Moratas.

Siguron kualifikimin Borussia e Dortmundit pas barazimit 1-1 përballë Lazios (Guerreiro 44’/ Immobile 67’ penallti). Në raundin e fundit të ndeshjeve Lazios do t’i mjaftojë edhe barazimi ndaj Club Brugge (fitoi 3-0 ndaj Zeniti) për të vijuar më tej në Champions (Lazio ose Cub Brugge shkon në Europa League). Grupin E e fiton përfundimisht Chelsea falë suksesit 0-4 ndaj Sevillas. Të gjithë golat e bluve të Londrës i realizoi francezi Oliver Giroud.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close