Pulmologu Flamur Marku: COVID-19 po i rrezikon edhe moshat e reja

Pulmologu Flamur Marku ka thënë se është rritur numri i pacientëve të COVID-19 të shtrirë në spitale dhe që po kanë probleme me pneumoni të mushkërive.

Ka rritje të numrit të të hospitalizuarve për shkak të problemit me pneumoni të shkaktuar nga COVID-19. Por, ka edhe rritje të hapësirave që shfrytëzohen për pacientë të infektuar dhe që kanë nevojë për trajtim. Numri i atyre që po kanë probleme pulmonale është rritur shumë së fundi”.

“Është shumë e vështirë të dallohet prej gripit sezonal, por rastet që vijnë në Klinikën e Pulmologjisë me pneumoni iu bëhet testi dhe brenda 48 orëve diagnostifikohen nëse janë infektuar ose jo. Testi është mënyra e vetme për ta dalluar një pneumoni nëse është e shkaktuar nga COVID-19 ose nga një grip i zakonshëm”.

“Kemi raste më të komplikuara sesa që ishin në sezonin e verës derisa tash kemi shumë pneumoni të komplikuara dhe këtu nuk janë vetëm moshat e vjetra dhe mesatare, por edhe të reja që po preken në komplikime në mushkëri”.

Marku ka thënë në KlanKosova se ai është infektuar dy herë sipas rezultateve që i kanë dalë dhe se nuk është i vetmi që është infektuar dy herë, por se njëjtë iu ka ndodhur edhe disa kolegëve të tij.

Pulmologu ka thënë se komplikimi kryesor i pacientëve të prekur është kur iu preken mushkëritë që shkaktojnë rrezik në frymëmarrje.

Ai ka tërhequr vëmendjen pacientëve se nuk duhet të marrin antibiotikë pa u konsultuar me një pulmolog apo infektolog.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close