Shpiket lëkura elektronike që imiton ndjeshmërinë e indeve njerëzore

/ATSH-ANSA/ – Shpiket një ”lëkurë elektronike” që imiton forcën, elasticitetin dhe ndjeshmërinë e lëkurës së njeriut, sipas studimit të botuar në revistën ”Science Advances” nga grupi i studiuesve të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë King Abdullah (Kaust), në Arabinë Saudite, koordinuar nga Yichen Cai dhe Jie Shen.

E përbërë nga një material kryesisht nga uji, kjo ”lëkurë” mund të ketë aplikime në kompjutera dhe robotikë për të mbledhur të dhëna biologjike në kohë reale, siç është presioni i gjakut.

”Lëkura elektronike është e formuar nga një hidroxhel, ku janë zhytur nano-grimca silicë dhe një shtresë titani, për të rritur qëndrueshmërinë dhe ndjeshmërinë”, shpjegojnë autorët e studimit.

“Hidroxheli është i përbërë pothuajse tërësisht nga uji dhe për këtë arsye është i pajtueshëm me indet e lëkurës njerëzore”, shpjegon Cai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close