Shpyllëzimi në Amazonë në nivelin më të lartë që nga viti 2008

ATSH-DPA/ – Shpyllëzimi i pyjeve të shiut në rajonin e Amazonës, në Brazil, ka arritur nivelin më të lartë në 12 vjet, paralajmëroi sot Agjencia Hapësinore Inpe, përgjegjëse për monitorimin e pyjeve.

“Midis gushtit 2019 dhe korrikut të vitit 2020, 11 088 kilometra katrorë xhungël u prenë në rajon, që përfaqëson zonën më të madhe të shpyllëzuar që nga viti 2008”, tha Inpe.

Kjo korrespondon me rreth 4 340 fusha futbolli në ditë ose tre fusha futbolli në minutë dhe, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shpyllëzimi u rrit me 9,5 %.

Pylli i Amazonës është gjithashtu nën kërcënim edhe në vende të tjera, përfshirë Kolumbinë, ku grupet e armatosura përzënë rojat nga zonat e mbrojtura, sipas Fondit Botëror për Natyrën.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro e sheh rajonin kryesisht si një potencial ekonomik të pashfrytëzuar dhe dëshiron të zhvillojë edhe më shumë tokë për bujqësinë, minierat dhe prodhimin e energjisë.

“Vizioni i zhvillimit të qeverisë Bolsonaro për rajonin e Amazonës na kthen në të kaluarën, me norma shpyllëzimesh që nuk janë arritur që nga viti 2008”, tha Cristiane Mazzetti, kreu i organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Greenpeace”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close