Spitale të stërngarkuara,mungesë e barnave e numër i lartë i rasteve aktive

Edhe 555 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa është raportuar numër i lartë i pacientëve të hospitalizuar dhe probleme me materiale medicinale në barnatoren qëndrore në SHSKUK.

Nga 1340 të testuar, 555 raste janë regjistruar si pozitive me koronavirus për 24 orët e fundit, derisa janë shëruar edhe 324 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 14 raste të vdekjes me koronavirus. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).

Së këndejmi, numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 25910, i rasteve të vdekjes është 1040 ndërsa aktualisht janë edhe 13722 raste aktive.

Por, numri i lartë i rasteve të reja dhe atyre aktive ka bërë që të mbushen edhe spitalet në Kosovë me pacientë me koronavirus.

Për momentin, 962 pacientë janë të hospitalizuar në institucionet publike shëndetësore në vend, nga të cilët 674 janë të konfirmuar pozitiv me virusin Covid-19. Nga ta 12 janë në respirator, 43 me ventilim mekanik joinvaziv dhe 683 me oksigjen.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 342 pacientë, nga të cilët 279 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 17 të konfirmuar negativ dhe 46 të pakonfirmuar.

10 nga këta pacientë janë në respiratorë, 14 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 236 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 620 pacientë, nga të cilët 395 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 88 të konfirmuar negativ me këtë virus dhe 137 të pakonfirmuar.

2 nga pacientët janë në respirator, 29 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 447 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me gjithsej 179 pacientë, pastaj Spital i Pejës me 130 pacientë të hospitalizuar, Spital i Gjakovës me 98 pacientë, Spitali i Gjilanit me 98 pacientë, Spitali i Ferizajit me 61 pacientë, Spital i Mitrocicës me 38 pacientë dhe ai i Vushtrisë me 16 pacientë.

Drejtoresha e Barnatores Qendrore në ShSKUK ka pranuar se gjatë pandemisë ka pasur ndryshim të çmimeve, këtë e arsyetoi me kërkesat dhe nevojat e mëdha gjatë kësaj kohe. Veç tjerash, ajo ka njoftuar se qeset për kufoma nuk kanë qenë asnjëherë të përfshira në listën esenciale, ndërsa për maskat dhe dorezat ka pasur kontratë valide në kohën e përhapjes së pandemisë.

Gjatë dëshmisë së sotme para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ajo theksoi se përgatitjet për furnizim me material, kanë filluar pas muajit shkurt dhe se aprovimet i marrin nga bordi i ShSKUK-së.

“Kërkesa ka qenë shumë e madhe, edhe sot vazhdon të jetë tepër e lartë. Njësitet e kërkesës kanë qenë në fillim ka qenë Klinika Infektive, e cila ka qenë e para duke trajtuar rastet me COVID, pastaj klinikat tjera si mbrojtëse të sistemit shëndetësor, jemi detyruar krejt klinikat që kanë trajtuar COVID, në atë periudhë ka qenë Mjekësia Sportive, Pulmologjia, Emergjenca dhe i gjithë stafi të jetë me veshje mbrojtëse për personel. Ne veprojmë konform listës esenciale, specifikat nuk i bëjmë ne… Çmimet referente, në kuadër të ShSKUK-së është një komision për çmime, dhe në kuadër të çmimeve referente vlen udhëzimi administrativ”, theksoi Pllana.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close