BE: Po punojmë për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak, deklaroi sot në Parlamentin Evropian se po punojnë për përgatitjen e një takimi të ri në nivelin më të lartë brenda dialogut dhe se çështjet e pronës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore janë në tryezën e bisedimeve.

Lajçak tha në Komitetin e Politikës së Jashtme të BE, me rastin e 25-vjetorit të marrëveshjes së Dejtonit, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të çojë në një “marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”, transmeton Lajmi.net.

Ai vlerësoi se në negociatat e deritanishme “është arritur përparim i plotë në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve”, teksa vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe situata në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dy çështje kryesore në Ballkanin Perëndimor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close