Haradinaj: Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka informata që Gjykata Speciale nuk është duke e hetuar më.
Haradinaj ka bërë të ditur se do të kandidojë për President të Kosovës. Po i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga kryeministri pasi kishte marrë ftesë nga Specialja.
“Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales. Kjo është ajo që kam dëgjuar dhe e di”, tha ai.
“Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje. Më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, shtoi ai
Comments are closed.