Hoti thotë se do ta respektojë çdo vendim të Kushtetueses

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët me partitë politike për çështjen e presidentit.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese dhe unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”.

Hoti ka thënë se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese do ta respektojnë në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ju e dini qëndrimin tonë standard që e kemi pas, se çfarëdo vendimi që del nga ajo gjykatë ne do ta pranojmë”.

“Secili prej partive siç duket ka qëndrime të caktuara dhe nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë se a ka vullnet që të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e tyre dhe e dimë propozimin e AAK-së, dhe tash po duket edhe të PDK-së, dhe tash në ditët e ardhshme organizohet kjo tryezë”.

“Ne vetëm në tryezë mund t’i gjejmë ato zgjidhje, dhe besoj që në ditët e ardhshme mund të japim përgjigje për këtë”, ka thënë Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close