Kryeministri Hoti paralajmëron tryezë me partitë politike për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se shpejt do të organizohet një tryezë me partitë politike për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Ai tha se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën kontestuese të deputetit Etem Arifi.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas nënshkrimit të panos për zotim për gjithëpërfshirje e cila u vendos në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Hoti: Shpejt do të organizohet tryeza e partive politike

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Unë besoj që shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, tha ai.

Përderisa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president dhe Partia Demokratike e Kosovës po insiston që ky post t’iu takojë atyre, shefi i qeverisë ka thënë se të gjitha do të diskutohen në këtë tryezë.

Hoti: S’jemi ulur në tryezën e partive politike për të parë nëse ka vullnet të zgjidhet presidenti

“Nuk jemi ulur në tryezën e partive politike për të parë së pari a ka vullnet të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet, cilat janë propozimet e partive politike. E dimë propozimin e AAK-së tash po duket edhe të PDK-së besoj në ditët e ardhshme do të organizohet kjo tryezë ta shohim se si mund të shkojmë… Është vështirë të them se vetëm në tryezë mund t’i gjejmë ato zgjidhje, besoj që në ditët e ardhshme mund ta dimë“, tha Hoti.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka deklaruar se do të respektohet cilido vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi dhe procesin e votimit të qeverisë në krye të së cilës është.

Hoti: E pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Çdo vendim që del nga ajo gjykatë ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”, tha ai.

Kujtojmë që gjatë të djeshme, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje ku e ka kontestuar votën e deputeti Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close