Specialja shkon në pushim dimëror nga 21 dhjetori
Gjykatësit, prokurorët dhe i gjithë stafi tjetër i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara me seli në Hagë do të kenë pushim disa ditorë.
Duke filluar nga 21 dhjetori, për 11 ditë radhazi të njëjtit nuk do të merren më me çështjet juridike, teksa janë përmendur dy festat e fundvitit.
Specialja pritet që t’u kthehet punëve në fillim të vitit të ri, saktësisht me 1 janar, kur edhe planifikohet të përfundojë ky pushim.
Ndryshe në paraburgimin e Speciales në Hagë po vazhdojnë të mbahen ish-pjesëtarët apo udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Të lartpërmendurit po akuzohen kinse për krime lufte.
Comments are closed.