Termokos fal borxhet për subjektet afariste që nuk punuan gjatë pandemisë

Me qëllim për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të kryeqytetit, ndërmarrja Termokos ka vendosur të falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për periudhën mars – prill 2020 për të gjitha subjektet afariste që me vendim qeveritar nuk kanë pasur leje të punojnë.

Për shkak të masave qeveritare për luftimin e pandemisë, një numër i madh i bizneseve e veprimtarive ekonomike nuk janë lejuar të punojnë e për rrjedhojë nuk e kanë shfrytëzuar ngrohjen qendrore për muajt mars dhe prill.

Komisioni komunal i aksionarëve të ndërmarrjes ka marrë vendimi, që t’u falen borxhet e shërbimit të ngrohjes secilit biznes, që sipas vendimit te Qeverisë së Kosovës, nuk e ka pasur të lejuar të punojë. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ato subjekte afariste, të cilat, sipas vendimit qeveritar, e kanë pasur të lejuar operimin.

Bizneset që kanë kryer pagesën për periudhën mars-prill 2020, do të kompensohen me vlerën e njëjtë të këtyre faturave për muajt në vijim, ose shuma e tillë do t’u zbritet nga borxhi total i klientit. Falja e borxheve do të bëhet në mënyrë automatike nga administrata e ndërmarrjes, prandaj konsumatorët nuk do të kenë nevojë për aplikim

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close