Hoxhaj flet për Projektligjin e rimëkëmbjes me strukturat e PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar mbrëmë tri degët e PDK-së, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime.

Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj i ka njoftuar anëtarët e këtyre degëve me zhvillimet e fundit në lidhje me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe propozimet e PDK-së, të cilat do të jenë pjesë e pakos dhe votimit që pritet të bëhet të sot.

“Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, e sidomos tani në kohë pandemie”, ka thënë ai.

Degët e PDK-së në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime janë shprehur të kënaqura me masat e propozuara nga PDK-ja për rimëkëmbje ekonomike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close