Kryeministri Hoti falënderon PDK-në: Pako jonë është ndër më të mëdhatë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka vlerësuar si ndër më të mirat dhe mëdha në rajon e më gjerë.

Kreu i ekzekutivit në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e kësaj pako ekonomike, duke falënderuar PDK-në tha se katër amendamentet e tyre e pasurojnë Projektligjin.

“Pako jonë për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxheti për vitin 2020 prej 365 milionë euro është shpërndarë në masën më të madhe, 80 përqind është shpërnda. Në bazë të studimit të FMN-së në terma relativ, pako jonë është ndër më të mëdha në rajon dhe më gjerë, si përqindje e bruto produktit vendor. Besoj që për atë që kemi pasur mundësi kemi mburritur dy efekte. Parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe parandalojmë që familjet të bien nën pragun e varfërisë”, tha ai.

Hoti para deputetëve paraqiti në detaje përfitimet e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Skema për fondin e garantive të kredive që e rritë mbulueshmërinë e kredive që marrin bizneset deri në 80 përqind. Këtu po flasim për qindra miliona euro investime nga kompanitë private dhe që janë të financuara nga banka komerciale. Një skemë e veçantë e këtij fondi që shkojnë vetëm në bujqësi dhe plotë skema të reja pjesë e këtij fondi. Ajo që është e veçantë në këtë ligj është tërheqja e 10 përqind nga Trusti Pensional që nënkupton mbi 200 milionë shtesë në qarkullimin shtesë në ekonomi dhe buxhetin e familjeve në Kosovë. Madje përdorimi i mjeteve për fondin e privatizimin për fondin e vitit 2021 që është pjesë e buxhetit të ardhshëm. E po ashtu një listë e gjatë e lehtësirave për bizneset që është shtyrja e tatimit për korporatave, lirimi i bizneseve për ndëshkime në pagesat e tatimeve”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se tha se Katër amendamentet e PDK-së e kanë pasuruar pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

“Dëshirojë t’i falënderojë publikisht për mbështetjen e këtij Ligji, ju e dini që i kanë ftu dy partitë opozitare të bëhen pjesë e këtij projektligji me propozime, besoj që këto 4 amendamente e kanë pasuruar këtë ligj. Sigurisht ligji tashmë ka një kosto më të madhe”, tha ai.

 

Hoti lut për herë të fundit deputetët që ta votojnë Rimëkëmbjen

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka folur sot në seancën ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka thënë që ndihet mirë që subjektet politike janë bashkuar për të votuar një Ligj esencial për jetën e qytetarëve.

“Ndihem mirë që u bëmë bashkë për të votuar një ligj esencial për jetën e qytetarët. Vlera e Pakos është 365 milion euro. Është shpërndarë më shumë se 30% e saj. Sipas FMN-së, pakoja jonë e Rimëkëmbjes Ekonomike është ndër më të mëdhat në rajon.  Kemi mbërrit dy efekt: parandalimin e bizneseve nga tregu dhe që familjet të mos shkojnë drejtë varfërisë. Këtë e kemi bërë të mundur duke dhënë mbështetje tek ta”, ka thënë më tutje Hoti.

Kryeministri ka folur edhe për disa nga pikat më të rëndësishme të këtij Ligji.

“Projektligji që pritet të votohet sot do të krijojë një momentum të ri. Ajo çfarë është re rëndësishme është mundësia e tërheqjes së 10% të Trustit nga qytetarët e që do të mundësoj qarkullimin e mbi 200 mijë euro”, ka thënë më tutje Hoti.

Më tutje Hoti ka folur edhe për rëndësinë e pikave të tjera të kësaj Pakoje, si ajo për lehtësimin e qasjes në kredi për ndërmarrjet private, lehtësimi i barrës tatimore të bizneseve e të tjera.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close