Kryeministri Hoti: Pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas tij, në Ministrinë e Financave veç ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje.

“Sapo pata një telefonatë të Trustit pensional ku do t’i takoj në fillim të javës, në mënyrë që të sigurohemi që sapo ky Ligj të hyjë në fuqi qytetarët të kenë mundësi që përmes procedurave të thjeshta të mund t’i tërheqin menjëherë paratë nga Trusti”, u shpreh Hoti.

“Me ligjin që sapo u miratuar, aspektet kryesore janë rreth 212 milionë euro nga Trusti Pensional që mund të tërhiqen nga qytetarët, është fondi prej 200 milionë euro vetëm për biznese, është një fond tjetër prej 20 milionë vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSH-së për lënd të parë për prodhuesit vendorë, që besoj do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për pagesën e tatimeve të ndryshme. Ulja e TVSH-së për gastronomi në 8 për qind dhe fondi për garantim të kredive, për mbulimin deri në 80 për qind të kolateralit për kreditë që do të marrin bizneset privatë që mendoj se do të gjenerojë miliona të ardhura”, tha Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close