Merkel: Pandemia mund të kapërcehet vetëm me një veprim global

ATSH-ANSA/ – Koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe është e qartë se kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin virtual të OKB-së.

“Pandemia tregon rëndësinë e OBSH-së si një institucion që duhet të forcohet”, vazhdoi ajo duke theksuar se ”përkundër të gjitha vështirësive të hasura këtë vit, ka një dritë në fund të tunelit”.

Merkel kujtoi se Covid-19 do të mundet përgjithmonë, vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë te vaksinat efektive.

“Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më i fortë nga kjo pandemi në lidhje me sfidat dhe krizat e ardhshme dhe, për këtë qëllim, ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar”, theksoi Merkel.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close