Ministri Zemaj: Respektimi i masave, rruga për sukses në luftimin e coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot Bordin Këshillëdhënës, ndërsa kanë biseduar për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballen në menaxhimin e pandemisë.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit.

Lexoni të plotë postimin e Zemajt:

“Gjatë takimit të sotëm me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë.

Rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.

Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit”.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close