Pikë kthese:Zbulohet bari i cili parandalon përhapjen e virusit corona

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias pretendojnë të kenë zbuluar barin antiviral që merret nga goja dhe parandalon që personi i infektuar të përhapë koronavirusin tek njerëzit e shëndetshëm brenda 24 orësh.

Bari në fjalë është MK-4482 / EIDD-2801, i njohur më mirë si molnupiravir, i cili ndalon plotësisht transmetimin e mundshëm të kovidit 19 tek njerëzit e tjerë në një ditë.

Ekipi drejtohej nga Dr. Richard Plemper, i cili gjithashtu zbuloi se bari është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

“Ky është demonstrimi i parë i një bari që bllokon transmetimin e virusit SARS-COV-2 jashtëzakonisht shpejt. Kjo mund të jetë një pikë kthese,” tha Plemper.

Ndalimi i përhapjes së virusit derisa të ketë një vaksinim masiv në planet do të parandalonte pasojat katastrofike që pandemia tashmë ka lënë.

“Ne vumë re që ilaçi MK-4482 / EIDD-2801 solli një gamë të tërë aktivitetesh kundër viruseve të frymëmarrjes të ARN-së dhe se trajtimi i kafshëve të infektuara duke u dhënë atyre barin me gojë redukton në mënyrë dramatike transmetimin,” tha Plemper.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close