Projektligji për Rimëkëmbje, përplas LVV-në me partitë tjera parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në seancën e sotme të jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Sipas kësaj partie, dy partitë vazhdimisht kritikohen ndërmjet veti, por gjithmonë bëhen bashkë në momente të caktuara.

Ndërsa nga dy partitë e apostrofuara thanë se për momente kritike për vendin duhet të bëhen bashkë gjithë spektri politik.

Ushtruesit të detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu tha se tashmë në skenën politikë në Kosovë janë gjitha partitë tjera në njërën anë, dhe partia që ai përfaqëson në anën tjetër.

“Me pa atë që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, ciklike e ajo është uniteti apo të themi uniteti apo koalicioni e njëjësia ndërmjet dy subjekteve interesante politike. PDK-së dhe LDK-së. Që të dyja janë të njëjta dhe bashkë në momentet kritike, jo vetëm që e kemi thënë, por përjetuar në vazhdimësi. Kush cilën e ka bërë si vetën. PDK-ja-LDK-në, apo e kundërta, nuk e dina. Këtë dilemë e kemi edhe brenda nesh, por meqenëse ka kaluar kohë duke qenë herë njëra si tjetra, edhe origjina se kënd kush e ka bërë si vetën është e parëndësishme….këta kritikojnë, e kritikojnë në vazhdimësi ama kur të vjen puna te momenti kritik i caktuar ne e vërejmë njëjtësinë se nuk e dina kush kënd e ka bërë, por origjinë ne ka në vitet e pasluftës dhe sot e kemi një subjekt. Kjo i bie se skena politike në Kosovë është mjaft e qartë. Kemi LVV-në në njërën anë dhe të gjithë të tjerët bashkë të tjerët. Pra ju mund të jeni bashkë edhe pak. Mund të vazhdoni të bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak. Qysh i keni bërë në vazhdimësi, pasi kemi ardhur në situata kur qytetari i Kosovës jetojnë me keq se në ditën paraprake, dhe ky është trendi i ndryshimit për të keq në këtë vend sepse kemi një njëjtësi si subjekt i vetëm”, tha ai.

Por atij i reagoi, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, i cili i kërkoi LVV-së të bëhet bashkë në interes të vendit.

“E vërtet është Librun që momente kritike për vendin jemi bërë bashkë edhe me ju bashkë. Pra në momente kritike duhet të bëhen bashkë, e jo me u fsheh atje me një skutë e me tentu popullin autentik imagjinar duke pretenduar se ndoshta një ditë ky popull do të nxjerr liderin e pakontestueshëm në krye të proceseve. Ne njerëzit e zakonshëm, bëhemi bashkë për interesat e vendit. Jemi bërë bashkë edhe me ju, ndoshta do të bëhemi bashkë prapë për interesat e vendit”, u shpreh ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hmaza duke iu kundërpërgjigjur, deputetit të LVV-së tha se votimi i këtij projektligji nga PDK-ja nuk paragjykon skenën politike që mund të jetë në të ardhmen.

“Zotëri Aliu, po kemi pas koalicion edhe LDK-në të them jemi pak xheloz se në fund ju keni pas koalicionin me LDK-në dhe na u morët partnerin. Por të ardhmen nuk di çka sjellët. Ligjin që sot e kemi nuk është votues për një subjekt politik, apo tjetër. Është Ligj për gjithë qytetarët e Kosovës dhe bizneset. Asnjë ndërlidhje për zhvillimet që mund të ndodhin nuk e ka ky ligj që sot po diskutojmë. As nuk paragjykon se qysh do të jetë skena politike në të ardhmen, as nuk ka garancia se PDK-ja do të përkrahë ligje, apo marrëveshje financiare nëse nuk beson se ka interes të vendit. Është e vërtet jemi opozitë e qeverisë dhe vazhdojmë, por nuk mundemi me qenë opozitë e interesave të shtetit”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj kërkoi miratimin e projektligjit.

“Ky projektligj është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, jo për qeverinë. Qeverinë e ndjesitë bukur fortë. Pra i bie që rreth 600 milionë euro do të kalojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ai.

Përkrahje këtij Projektligji shprehu edhe Endrit Shala nga Nisma-AKR-6+. Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje është duke vazhduar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close