Shefi i inteligjencës amerikane:Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji”, tha Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e internetit të Wall Street Journal.

Ratcliffe, një ish-kongresmen republikan i emëruar nga Trump në krye të spiunazhit të SHBA-së në pranverë, tha se Kina përbën “kërcënimin më të madh për Amerikën sot, dhe kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën”.

Ai tha se strategjia e Kinës ishte që njësitë kineze të vidhnin pronën intelektuale të kompanive amerikane, ta kopjonin atë dhe më pas të zëvendësonin kompanitë amerikane në tregun global.

Një zëdhënës i ambasadës kineze hodhi poshtë komentet e Ratcliffe si “deformuese të fakteve” dhe hipokrite dhe tha se ato treguan “mendësinë e ngulitur të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike të disa njerëzve në SHBA”.

Pekini u ka bërë thirrje shpesh udhëheqësve të SHBA-së që të ndalin retorikën e tyre ndaj Kinës.

Qasja e administratës së presidentit amerikan, Trump ndaj Kinës i ka çuar marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë, në pikën e tyre më të ulët në dekada dhe analistët thonë se kjo mund të kufizojë hapësirën e manovrës së administrates së re amerikane të presidentit të zgjedhur, Joe Biden në përballjen me Pekinin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close