Zëvendëskryeministri ,Tahiri:Kosovarët sivjet do t’i tërheqin paratë nga Trusti

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që qytetarët të kenë qasje në llogaritë e tyre në Trustin Pensional të Kosovës.

“Pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje sot në Kuvend, është hapur rruga që qytetarët t’i tërheqin mjetet e tyre nga Trusti Pensional”, ka thënë Tahiri në “Imazh” të RTK-së.

I pyetur se sa do të zgjasë tash procedura e hyrjes së Ligjit në fuqi dhe kohës së kur qytetarët mund t’i tërheqin paratë nga Trusti, Tahiri ka thënë se fillimisht pritet dekretetimi i Ligjit nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe publikimi në fletoren zyrtare, e më pas menjëherë fillon tërheqja.

“Kjo do të ndodh sivjet, pra qytetarët sivjet mund t’i tërheqin mjetet e tyre. Unë e kam takuar edhe drejtorin e Trustit, Ardian Zallin dhe ata i kanë bërë përgatitjet e nevojshme që tërheqja të fillojë menjëherë pas dekretimit të ligjit. Qytetarët do të kenë qasje në një portal të Trustit, ku do të japin të dhënat e tyre personale si numri i letërnjoftimit dhe xhillogaria bankare dhe paratë ju dalin në bankë”, ka thënë Tahiri. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close