Policia gjermane ndalon autobusin nga Kosova, gjen persona pa leje qëndrimi

Gjatë një kontrolli në stacionin e pushimit në Leipheim, policia ka gjetur dhjetë pasagjerë në një autobus kosovar të cilët nuk kishin leje qëndrimi.

Ndaj të gjithë të përmendurve është iniciuar procedimi penal, shkruan dpa.de.

Pas konsultimit me zyrën e prokurorit publik, nga shtatë udhëtarët u mblodhën depozita sigurie me shuma të ndryshme, secila në lartësi treshifrore, transmeton albinfo.ch.

Gjashtë nga të akuzuarit – katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas shqiptarë – sipas policisë, kishin shkelur të drejtën e qëndrimit të shkurtër në Gjermani.

Si pjesë e të ashtuquajturit privilegj turistik, si shtetas të vendeve të treta, atyre do t’u lejohej të qëndronin në zonën Shengen jo më shumë se 90 ditë pas hyrjes në vend, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, ata kishin tejkaluar këtë gjatësi të lejuar të qëndrimit deri në 200 ditë.

Në rastin e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut, bazuar në vulat në pasaportat e tyre, policia ka zbuluar se ata kishin hyrë në Gjermani pa pasur fare leje qëndrimi.

Duke inspektuar një grua kosovare dhe djalin e saj, oficerët vunë re se leja e tyre aktuale e qëndrimit kishte skaduar vetëm një ditë para inspektimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close