Italia e gjitha ”nën ujë”, moti i keq përfshin rajonin

ATSH-ANSA-DPA/ – Italia e gjunjëzuar nga moti i keq nga veriu në jug, pasi shirat e rrëmbyer vazhdojnë duke bërë që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, ndërkohë që janë evakuuar edhe 60 familje.

Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar.

“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia.

Gjendja alarmante për momentin ka të bëjë me bashkitë në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.

Në Dolomites Sesto si dhe në Dolomites, midis Marmolada dhe Fiera di Primiero, rreziku i orteqeve është shumë i madh.

Në rajonet më të prekura, kanë rënën 80 deri në 140 centimetra dëborë.

Çarja e argjinaturës së lumit Panaro shkaktoi vërshime të mëdha uji në zonën e Castelfranco Emilia, jo shumë larg Nonantola dhe Modena.

Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën.

Deri tani janë mbi 2 200 ndërhyrje të kryera.

Moti i pafavorshëm ka detyruar shtyrjen për të hënën të sllallomit gjigant për meshkuj të Kupës së Botës, të planifikuar në Santa Caterina Valfurva të Italisë, tha sot Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

“Për shkak të kushteve të motit dhe borës, sllallomi i dytë [gjigant] në Santa Caterina është shtyrë për nesër, të hënën më 7 dhjetor”, shkroi FIS në Twitter.

Një rrezik domethënës i kërcënohet Italisë Verilindore dhe Austrisë së Jugut për sasi të mëdha dëbore, sipas severe-weather.eu.

Një rrezik i lartë është lëshuar edhe për Slloveninë Perëndimore, Kroacinë dhe Italinë Qendrore përgjatë Apenineve ku reshjet e tepërta të shiut do të vazhdojnë për 36 orë.

Alarm është lëshuar edhe për Shqipërinë dhe Greqinë.

Ekziston një potencial shumë i lartë për përmbytje dhe orteqe./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close