76 vjetori i aktores së mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Donika Frenja

ATSH-Bledi Naska/ Aktorja e mirënjohur e teatrit “Migjeni”, Donika Frenja feston sot 76-vjetorin. Frenja lindi në Shkodër më 7 dhjetor të vitit 1944. Aktorja, zhvilloi aktivitetin e saj artistik, kryesisht në skenën e teatrit “Migjeni” në vitet ’70 deri në mes të viteve ’80.

Ajo ishte aktive në drama të ndryshme duke mishëruar figura dhe personazhe të arritura.

Mund të përmendim: “Fisheku në pajë” – 1973 në rolin e Diella, shkruar nga Fadil Kraja, një lojë që bëri bujë dhe arriti një sukses; një vit më vonë në dramën “Shpartallimi” – 1974, ose rolin e gruas së Kryeministrit në shfaqjen “Drenusha e Drenicës” – 1978, etj. Frenja gjithashtu pati sukses si aktore edhe në komedi si “Sa afër paske qene. Edhe gjatë viteve 80 aktorja vazhdojë të jetë prezentë në skenë me rolet “Kënga e dhimbjes krenare” (1980), “Gjaku i Arbrit” – 1982, Interpretimin e personazhit të Shyretës në shfaqjen “Të gjithë të qeshur” – 1984 në “Çështja e Blertës” në rolin e Angustisë në “Shtëpia e Bernarda Albës” 1986, etj.

Edhe në ditët e sotme publiku shkodran i kujton me nostalgji të veçantë personazhet e interpretuar nga kjo aktore brilante dhe që shquhej shumë edhe për zërin e saj kumbues. Gjatë karrierës së saj Donika Frenja ka luajtur me disa nga aktorët me në zë të skenës shqiptare si Lec Bushati, Tinka Kurti, Serafin Fanko, Viktor Bruceti, etj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close