Gjermania-Donald Trump duhet të largohet, trupat të mbeten

Vendimi për tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania, që shkaktoi shumë zhurmë, tashmë po lëkundet. Por gjermanët duhet të mendojnë seriozisht për sigurinë e tyre, thotë Jens Thurau.

A do të thotë tani se kjo punë është kryer? Duket ashtu. Të dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e ndaluan vendimin e zhurmshëm dhe planet e Presidentit Donald Trump për tërheqjen e një numri të madh të ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

Fjala e fundit nuk është thënë ende, sepse Trumpi mund të vërë veton në projekt-buxhetin e mbrojtjes, nëse refuzohet tërheqja. Trumpi nuk do të jetë edhe gjatë në këtë post, por ekspertët ushtarakë paralajmërojnë për masat e mundshme.

Germanët duhet të mendojnë mirë

Trumpi ka folur shumë hapur se do të ndëshkojë gjermanët për mospagesën e detyrimeve të tyre. Ai tha se gjermanët po shpenzojnë shumë pak për mbrojtjen. Në gjestin e hapur të tij despotik, Trumpi ka shtuar se ai do të ndryshonte mendimin, vetëm në qoftë se kancelarja Angela Merkel hap portofolin dhe paguan.

Shumë vëzhgues e shohin këtë vendim të Trumpit si një hakmarrje ndaj kancelares Merkel, e cila në verë kishte refuzuar të marrë pjesë në samitin G7 në Uashington, që ishte një projekt me prioritet i Trumpit. Më së largu nga ky moment, Angela Merkel bëri të qartë qëndrimin e saj ndaj Trumpit, gjë që ai me siguri e ka kuptuar.

Qeveria gjermane nuk reagon

Interesante është që qeveria gjermane nuk ka reaguar pothuajse fare ndaj vendimi të Trumpit për tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane. Politikanët e rendit të dytë me fjalë boshe kanë shprehur keqardhje. Berlini kishte vendosur të presë, sepse e kishin të qartë se një plan konkret për tërheqje ende nuk ekziston.

Tek e fundit, të gjithë e kishin dhe e kanë të qartë se mbi 34.000 ushtarët amerikanë në Gjermani paraqesin një pjesë shumë të rëndësishme të strategjisë ushtarake amerikane. Në Gjermani janë bazat që shërbejnë për ndonjë ndërhyrje eventuale në Lindje të Mesme apo Afrikë. Ndërkohë që gjermanët ishin të interesuar për epilogun e zgjedhjeve, me shpresë që Trumpi nuk do të rizgjidhej në këtë post dhe se më pas gjërat do të përmirësohen. Të paktën hapi i parë është i mirë, sepse Trumpi nuk u rizgjodh në postin e presidentit.

Kritikat vijnë edhe nga administrata e Bidenit

Por edhe nëse trupat amerikane mbeten me kontigjentet e tanishme, kjo nuk do të thotë se gjërat do të vazhdojnë siç kanë qenë. Gjermanët duhet të mendojnë për domosdoshmërinë e investimeve më të mëdha për sigurinë e tyre. Ky debat po zhvillohet prej vitesh, por Gjermania nuk ka shkuar shumë larg me këto plane. Gjermania nuk ka ndarë 2% të produktit bruto për sigurinë, siç kishte premtuar në samitin e NATO-s në Wels, në vitin 2014. Kritika priten edhe nga administrata e re e presidentit Biden, ndonëse me tone më të moderuara.

Pavarësisht se sa i zgjuar ishte reagimi i përmbajtur gjerman ndaj kërcënimeve të egra të Trumpit, befason edhe qëndrimi i ngurtë gjerman për sigurinë tonë dhe rolin që duhet të ketë ky vend. Kjo sigurisht që është pasojë e periudhës së pasluftës. Për sigurinë e Republikës Federale ishin gjithmonë përgjegjës të tjerët, aleatët perëndimorë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët nuk donin të përzienin duart në këtë çështje. E kur Trumpi filloi fushatën e tij të hakmarrjes kundër kancelares Merkel, në një studim për sigurinë thuhej: 47 përqind e të anketuarve ishin pro zvogëlimit të trupave amerikane, një e katërta ishin pro tërheqjejes së plotë dhe pak më shumë se një e treta donte të ruante forcat aktuale.

Debatet shtyhen sërish

Dikush mund të jetë i mendimit se 75 vjet pas përfundimit të luftës, Gjermania nuk ka më nevojë për asnjë ushtar amerikan. Por një plan, një ide, se si Gjermania mund të garantojë sigurinë e vet ushtarake, nuk ekziston, madje as në bashkëpunim me shumë vende evropiane. E të mos flasim për mbështetjen eventuale të shoqërisë gjermane të një strategjie për forcimin e ushtrisë.

Trupat amerikane ndoshta do të mbeten në Gjermani, që është me rëndësi edhe për disa lande, sepse këto trupa janë një faktor i rëndësishëm ekonomik. Xhaxhai i zemëruar në Shtëpinë e Bardhë nuk fitoi. Por fatkeqësisht, debati për sigurinë në Gjermani prapë nuk është hapur. Zgjidhja e problemit nuk duket në horizont.

  • Data 07.12.2020
  • Autor Jens Thurau/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close