Hajdari: Kishte presion gjatë privatizimit dhe punësime politike në AKP

Ish-drejtori i Agjencinë Kosovare për Privatizim, Ekrem Hajdari ka deklaruar se ka pasur presion nga të gjitha anët për procesin e privatizimit, por gjithashtu kishte edhe punësime më të theksuara partiake në AKP.

Hajdari i bëri këto komente në komisionin hetimor parlamentar, lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku tha se presioni është bërë nga grupe të interesit të cilat i takojnë të gjitha partive politike.

“Ajo si presion apo si kërkese ka qenë gjithandej, është parë që në një moment të caktuar… dhe mund të them se sugjerimet kanë qenë edhe prej miqve të mi… pengesë për një proces të cilin dikush e ka paramenduar ndryshe.. nga grupet e tjera, do të thotë grupe të interesit të cilat nuk kanë ngjyrë politike, por i takojnë të gjitha partive politike” ka thënë Hajdari.

I pyetur se pse ishte i ngutshëm shkarkimi i tij dhe dorëheqjen e kryetari të bordit të AKP-së, Petrit Gashit, ai ka thënë se ishte e pakuptimet pasi që vet, Gashi e kishte propozuar atë për drejtor, shkaku i angazhimeve dhe përvojës së tij.

 

“Tash në këtë periudhe është vështirë me analizuar edhe me dhënë një definicion të saktë të veprimit të kryetarit të bordit, zotri Gashit, por unë mund të them se është vet zotri Gashi, arsyeja pse unë jam angazhuar në AKP, me ftesën e tij personale, duke qenë se jemi miq që nga fëmijëria, dhe ka qenë i vetëdijshëm për përvojën time në menaxhment, dhe kërkese e tij ka qenë që me ardhjen time në AKP, të bëjë një ristrukturim, gjegjësit një mobilizim të radhëve dhe gjitha resurseve që të përshpejtohet procesi i privatizimit dhe të përmbyllet njëherë dhe përgjithmonë. Në kuadër të këtij angazhimi ka qenë kuptohet si primare dhe ngritja e transparencës dhe afrimi me komunitetin e biznesit në atë kohë, të cilët në fakt, në veçanti diaspora kanë qenë të shkëputur nga procesi, duke hezituar për të marrë pjesë në proceset e privatizimit… meqenëse nuk kanë besuar se mund të marrin diçka në një proces të drejt dhe fer gjatë procesit të privatizimit”, ka thënë Hajdari.

 

Hajdari ka thënë se prej emërimit të tij si drejtor dhe deri në periudhën e shkarkimit, AKP-ja e ka pasur periudhën më të mirë që ndonjëherë e ka shënuar që prej themelimit të saj, dhe votimi kundër vetëm i Gashit, ishte nga dëshpërimi i tij.

 

“E gjithë ajo me atë punë, me angazhim, me përkushtim, sakrificë dhe në fund bordi e merr një vendim të atillë dhe zotri Gashi mbetët i vetmi i cili voton kundër. Unë po konkludoj se ka qenë dëshpërim i tij me faktin se bordi deri në atë kohë e ka përkrahë pa rezervë.. dhe në një moment të caktuar vjen një vendim i tillë totalisht i pa kuptimtë dhe po besoj që edhe reagimi i tij me dorëheqjen e menjëhershme, pas ati vendimi absurd ka qenë arsyeja që ai ka dhënë deklarata të tilla”, ka thënë Hajdari.

 

Ndërsa për punësimet partiake, Hajdari ka thënë se në këtë institucion ishin me të theksuara dhe nuk ishin të nevojshme, ngase në AKP ka pasur mjaftë punonjës të cilët mund t’i kryenin procesin të cilin e zhvillonin.

 

“Nuk është ndonjë zyrtarë që mund të thotë se nuk ka pasur punësime partiake apo të ndërlidhura me anëtaret e partive të ndryshme, jo vetëm në AKP, por në të gjitha institucionet. Ajo çfarë mund të them kam vërejtur se në AKP, kjo dukuri ka qenë pak më e theksuar se sa në institucionet tjera.. dhe se si kanë arritur ata në pozitat të caktuara, unë nuk mund të jap përgjigje… por për mua ishte e pakuptimet që të angazhohen punëtorë të tjerë, ngase e konsideroj që AKP-ja ka pasur mjaftueshëm punonjës nën kontrata të rregullta, për të kryer procesin që ne e zhvillonim në atë kohë”, ka thënë Hajdari.

 

Ai thotë se bordi i AKP-së, është zgjedhur nga partitë politike, ndërsa ai kishte pritur mbi gjashtë muaj për t’u emëruar drejtor në këtë institucion.

 

“Bordi i AKP-së është bord i emëruar nga partitë politike. Ata persona, ekspert të çështjes me gjasë edhe kanë një ndërlidhje partiake, përderisa unë, insistim i imi ka qenë, kam hezituar në fakt gjashtë muaj me kërkesë të zotri Gashit që të angazhohem në AKP, unë gjashtë muaj kam hezituar se nuk kam dashur të ngjyrosëm politikisht me qenëse jam menaxher i karrierës dhe gjithë karrierën time e kam ndërtuar në menaxhment”, ka thënë Hajdari.

 

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, kishte paraparë edhe intervistimin e Mrika Tahirin, ish-drejtore menaxhuese, por e njëjta nuk është paraqitur në këtë komisionë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close