LETËRSI ME CENTIMETRA!

Ndokujt nga ata që merren me shkrime (letrare e publicistike), me siguri u ka ndodhur edhe që të kushtëzohen me gjatësinë e shkrimit letrar apo publicistik. Ndër ne ka edhe të tillë, bie fjala redaktorë, që të thonë poezia të kaq e kaq vargje, tregimi të jetë vetëm dy faqe kompjuteri apo shkrimi të jetë maksimum 1800 fjalë.

Kjo i bie që shkrimtarët apo publicistët duhet të kenë pranë ndonjë vizore, trekëndësh apo edhe metër që ta matin gjatësinë e tregimit apo shkrimit. Është absurde të kërkohet që të kihet kujdes që kur të bëhen 1800 fjalë, shkrimit t’i vihet pika e fundit. Dhe krejt kjo me arsyetime banale. Tregimi ose botohet në tërësi ose për shkaqe teknik nuk botohet fare. Por, të kërkosh që ta shkurtosh tregimin, kjo mbase është jashtë logjikës. Ka shkrimtarë e publicistë që shkruajnë shkurt, por ka edhe nga ata që shkruajnë gjatë dhe kjo është shumë normale, siç kemi roman edhe prej (të themi) 120 faqe, por kemi roman edhe deri në 1000 faqe e më tepër.

A do të thotë kjo se botuesit, për shkak të shkurtimit të kostos apo për ndonjë arsye tjetër, të mos i botojnë romanet voluminoze. Me kushtëzime të llojit kaq faqe, kaq vargje, kaq fjalë nuk bëhet as letërsi as publicistikë, ndërkaq botuesit apo redaktorët e gazetave kanë vetëm dy opsione: ose e botojnë librin apo shkrimin ose nuk e botojnë fare dhe kjo është normale, mbase e drejtë e tyre. Fatmirësisht, midis nesh ka edhe shumë botues e redaktorë gazetash që mendojnë më ndryshe dhe me këto gjëra as që merren, por me cilësinë e shkrimit, gjithnjë duke pasur kujdes që shkrimi apo vepra ta kenë nivelin e duhur artistik, mprehtësinë e mendimit dhe rrjedhën logjike…/Shkelzen Halimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close