Muzeu Arkeologjik Durrës mirëmbajtje koleksioneve muzeale
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se “ndonëse po kalojmë ditë të vështira, puna për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore nuk ka ndalur për asnjë moment. Punonjësit dhe restauruesit e Qendrës Muzeore Durrës janë përfshirë në procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së koleksioneve muzeale dhe të të gjitha objekteve të trashëgimisë”.
Edhe projekti i muzeut aktual lidhet me emrin e arkeologut Vangjel Toçi. Planet për ndërtimin kishin nisur që në fillim të viteve 1980, por dalja e tij në pension dhe përkeqësimi i buxhetit financiar të shtetit e shtynë për një kohë mjaft të gjatë realizimin e tij.
Pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, vetëm në katin e parë të godinës janë riekspozuar rreth 2100 objekte, që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit, deri në shekullin e 4-t pas erës sonë.
Comments are closed.