Qerkini:Gërmimet në Kizhevak Shpresë për familjarët

Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, ka folur gërmimet që po bëhen në Kizhevak të Rashkës, Serbi, ku është gjetur varreza e pestë masive me mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Qerkini në Klan Kosova tha se të gjithë familjarët e personave të zhdukur kanë shpresë që qoftë një pjesë të trupit të të dashurve të tyre të gjejnë aty.

“Nuk ka familjarë që nuk e ka një shpresë që një pjesë e trupit e të zhdukurve gjendet në Kizhevak të Rashkës”.

“Janë dashur 21 vjet që të gjithë akterët ndërkombëtar dhe ata që merren me çështjen e të pagjeturve të kuptojnë se pa imazhe satelitore Serbia nuk tregon se ku janë lënë më të dashurit tanë”.

“Mjerisht neve familjarëve nuk na është lejuar që të shkojmë dhe të shohim vendin ku po bëhen gërmimet”, tha Qerkini.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close