OBSH: Demenca në 10 sëmundjet më vdekjeprurëse

ATSH-DPA/ – Sëmundja Alzheimer dhe format e tjera të demencës renditen për herë të parë në mesin e 10 shkaqeve kryesore të vdekjes në të gjithë globin, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Demenca renditet në vendin e shtatë me gati gjysmë milioni vdekje në të gjithë botën”, tha OBSH, duke cituar statistikat e vitit 2019.

“Në Europë dhe Amerikë është lloji i tretë më vdekjeprurës i sëmundjes”, shtoi ajo.

Shkaqet kryesore globale të vdekjes vitin e kaluar ishin sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), infeksionet e frymëmarrjes së ulët dhe kushtet vdekjeprurëse midis fëmijëve të porsalindur.

Kanceri i frymëmarrjes, demenca, diarreja, diabeti dhe sëmundjet e veshkave përmbyllin 10 të parat.

Ashtu si demenca, diabeti ishte një tjetër i porsahyrë në listë.

Vdekjet nga diabeti janë rritur me 70 % brenda një dekade, duke arritur 1,5 milionë vitin e kaluar.

Një zëdhënës i OBSH-së tha se sëmundja e re e COVID-19 është në rrugën e duhur për t’u renditur në mesin e 10 shkaqeve kryesore të vdekjes për vitin 2020, pasi më shumë se 1,5 milionë viktima lidhen me të deri më tani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close