Vuçiq:”Po të nënshkruaja pavarësinë e Kosovës,iu garantoj se do të fitoja Çmimin Nobel për paqe”

Edhe pse mediat dhe politika serbe janë munduar të zhvleftsojnë rëndësinë e deklaratave të djeshme të ish-politikanëve të lartë dhe analistëve të Shteteve të Bashkuara si dhe të kongresistit Eliot Engel-it i cili tha se” Serbia nuk do të të pranohet në Bashkimin Europian derisa nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”,presidenti serb Vuçiq ka komentuar këtë deklaratë duke thënë:

“Ju mund ta shihni sa të drejtë kisha kur fola dy javë më parë”, thotë ai, duke shtuar:

“Ne duhet të kei kujdes dhe ta dimë që ata janë njerëz të rëndësishëm. Shpresoj që vetë administrata do të ketë një qëndrim pak më të ndryshëm në lidhje me atë që u deklarua dje në Dhomën e Përfaqësuesve. Është detyra jonë të zhvillojmë politikën tonë, të kuptojmë mirë.”

Ndërsa ai shton më tej, “ne do të përballemi me presionet më të mëdha dhe do të jemi në një situatë të vështirë”.

“Ajo që më pengon, nuk mund të them se më shqetëson, është se disa në Serbi gëzohen duke menduar se është drejtuar kundër meje. Nuk është. Është drejtuar kundër të gjithëve në Serbi,” shtoi ai,përcjellin mediat serbe.

Sipas Vuçiqit gjithashtu do të ketë presione të mëdha rreth Republika Srpska dhe Kosovës, megjithëse ato presione nuk kanë qenë të dobëta as më parë.

“Tani do të jetë edhe më e vështirë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu thotë se “është detyrimi i tij për të mbrojtur këtë vend, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk do të thotë një fjalë të shëmtuar për Eliot Engel dhe Madeleine Albright.”

“Po të nënshkruaja aktin e pavarësisë së Kosovës, unë garantoj se do të merrja Çmimin Nobel për Paqe” shtoi ai.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close