Ambasadori Abbott uron Ditën e të Drejtave të Njeriut me thënie të Nënë Terezës
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, përmes thënies së Nënës Terezë, se “të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore që nga virtytet e njerëzimit të tij”.
Abbott, një urim të tillë e ka bërë përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, një kujtesë që të gjithë e kemi përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Siç tha Nënë Tereza: “Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore që nga virtytet e njerëzimit të tij”, ka shkruar diplomati i jashtëm britanik.
Dita e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Comments are closed.